Lyrical Son me dedikim emocionues për bashkëshorten dhe prindërit pasi u bë sërish baba

Mediale Vip

Lyrical Son me dedikim emocionues për bashkëshorten dhe prindërit pasi u bë sërish baba

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:49
Lyricalson & Gresa Krasniqi

Në fakt, reperi pas dy ditëve të lindjes së vajzës së pagëzuar Erika, ka bërë të ditur edhe zyrtatisht se është bërë sërish prindër përmes rrjeteve sociale.

Këngëtari gjatë mbrëmjes së kaluar kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi teksa shihet dy bijat e tij.

Këngëtari i ka bërë edhe një dedikim emocionues përmes llogarisë personale në Instagram familjes, bashkëshortes dhe të gjithë miqve.

“Falënderimi i takon Zotit së pari, për të gjitha këto të mira që jemi duke i pa e tu i shiju. Pastaj i falënderoj prindërit e mi që më rritën, edukuan dhe sakrifikuan për mua. Faleminderit edhe Gresa Krasniqit që është duke bërë punën apo titullin më të mirë që mundet Zoti me ta dhënë, Nënë. Nuk mundem me i harruar edhe të gjithë ju që më bëni te ndihem i veçantë ditë për ditë. Faleminderit për të gjitha fjalët e urimet. Ju duam, familja”, ka shkruar ai.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore si do të mbaj disa koncerte gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat