Liam Hemsworth: Jam shumë me fat që jam martuar me Miley Cyrus

Mediale Vip

Liam Hemsworth: Jam shumë me fat që jam martuar me Miley Cyrus

Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:29
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë bërë paraqitjen e tyre të parë, si të sapomartuar, në ngjarjen gala G’Day USA Gala, në Los Angeles.

Aktori i “Isn’t It Romantic” duket se nuk mund të përmbahej pa folur për bashkëshorten e tij.

“Është gjithçka kaq e mrekullueshme dhe unë ndjehem shumë me fat që jam me të”, ka thënë 29 vjeçari Hemsworth për Extra.

Ai ka shtuar se të qenit i martuar “është njëjtë por ndryshe” për shkak se ai dhe 26 vjeçarja Cyrus kanë qenë “së bashku për tashmë 10 vjet”.

Ish-ylli i Disney Channel dhe Hemsworth kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni shumë private në muajin dhjetor të vitit 2018.

“Nuk ishte shumë e vështirë ta mbajmë ceremoninë shumë private – ne kemi një grup të vogël të miqve. Ishte kryesisht familja jonë – një gjë e nxituar e momentit. Jam shumë i lumtur që jam këtu ku jam “, ka thënë tutje ai.

Çifti janë takuar në xhirimet e filmit “The Last Song” në vitin 2009.

Kur është pyetur nëse ata planifikojnë të punojnë së bashku, sërish në të ardhmen, aktori ka thënë se ndoshta do të ndodhë një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat