Përdori të miturën si skllave seksi, R. Kelly nën hetim nga FBI

Mediale Vip

Përdori të miturën si skllave seksi, R. Kelly nën hetim nga FBI

Më: 30 janar 2019 Në ora: 00:11
R. Kelly

FBI po heton akuzat se R. Kelly po përdor një të mitur si skllave seksi.

Sipas TMZ, FBI po shqyrton pretendimet se këngëtari transportoi një të mitur nëpërmjet linjave shtetërore për qëllime seksuale.

Nëse vërtetohet ylli i R&B mund të përballet me deri në 10 vjet burg.

Pretendohet se një nga viktimat e Kelly, Azriel Clary, udhëtoi nga Palm Springs në Phoenix, Orlando në maj të vitit 2015.

Ajo ishte 17 vjeç në kohën e udhëtimit të supozuar.

Familja e saj thotë se fluturimet u rregulluan nga asistentja e Kelly.

Ato nuk kanë dëgjuar për Clary që nga viti 2016 dhe besojnë se mund të jetë bërë një skllave seksi e këngëtarit.

FBI ka qenë në kontakt edhe me familjen e Jocelyn Savage, një tjetër skllave e dyshuar seksi e Kelly.

Avokati i Kelly, mohoi se këngëtari ka shkelur ligjin dhe shtoi se nuk ishte në dijeni për ndonjë hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat