Halsey mirënjohëse që depresionin e kaloi para se të bëhej e famshme

Mediale Vip

Halsey mirënjohëse që depresionin e kaloi para se të bëhej e famshme

Më: 30 janar 2019 Në ora: 08:34
Halsey

Halsey ka thënë se është mirënjohëse që depresionin e kaloi kur ishte 17-vjeçare, para se të bëhej e famshme.

Pas tentimit për vetëvrasje dhe qëndrimin në një spital psikiatrik për 17 ditë, këngëtarja u diagnostikua me çrregullime bipolare.

“Kishte shumë gjëra që ndodhën menjëherë”, tha Halsey, tani 24-vjeçare për Glamour. Përpjekja e dështuar për vetëvrasje e bëri të kuptojë se nuk donte të vdiste.

“Falë Zotit e kuptova”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat