Përlotet Adelina Tahiri: Kam pasur kërcënime për fëmijën tim

Mediale Vip

Përlotet Adelina Tahiri: Kam pasur kërcënime për fëmijën tim

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:44
Adelina Tahiri

Martesa e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas, Serjoza Markov nuk u prit shumë mirë nga publiku dhe këngëtarja u sulmua në rrjete sociale.

Në një intervistë për emisionin e Big Mamës "Mama's trip", Adelina është përlotur teksa ka treguar gjendjen e vështirë që ka kaluar.

"Kam pasur kercnime, nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kercëniim femijen tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk e di a është mekat të duash dikë", u shpreh Adelina e prekur.

Këngëtarja shtoi se tani është shumë e lumtur dhe vogëlushi i ka dhënë motiv të ecë përpara.

"Tani jam shumë e lumtur. Familja dhe burri më kanë mbështetur. Fëmija më ka dhënë motiv të vazhdoj. Ne sa jemi të mirë si popull, jemi edhe të poshtë ndonjëherë. Unë i kuptoj, janë të mllefosur nga e kaluara, por nuk jam unë fajtore. Ishte diçka më e fortë se unë", tha Adelina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat