Takohen 32 vjet pasi xhiruan një film erotik, Michael Douglas dhe Glenn Close ndajnë së bashku një çmim në SAG

Mediale Vip

Takohen 32 vjet pasi xhiruan një film erotik, Michael Douglas dhe Glenn Close ndajnë së bashku një çmim në SAG

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:01
Michael dhe Glenn

Aktori Michael Douglas dhe aktorja Glenn Close së bashku kanë luajtur në thrillerin erotik “Fatal Attraction”, dhe tani pas 32 vjetësh, ata e gjejnë përsëri veten së bashku në ndarjen e çmimeve SAG.

Filmi u publikua në vitin 1987 dhe u nominua për gjashtë çmime prestigjioze në “Oscars”, dhe pas shumë viteve Michael dhe Glenn u shfaqën së bashku për të ndarë një çmim, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve SAG.

Ata shfrytëzuan këtë mundësi për të kujtuar bashkëpunimin e tyre në këtë film.

“Kanë kaluar 32 vjet që nga publikimi i “Fatal Attraction”dhe 25 vjet që nga themelimi i këtyre çmimeve, kemi kaluar nëpër një numër ndryshimesh në film, në këtë industri dhe në mënyrën sesi jemi të lidhur. Është kënaqësia e njeriut, ajo që na bashkon në kënaqësinë e të qenit pjesë e diçkaje magjepsëse”, tha Douglas i cili në tapetin e kuq erdhi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Catherine Jones.

Filmi “Fatal Addiction” e sillte aktorin Glenn si një biznesmen, ndërkohë që e dashura e tij u bë psikopate. Filmi në fjalë thuhet se u bë si një lloj apeli për feministet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat