Përkundër raporteve “të tensionuara” në serial, Arta Nitaj thotë se e ka pikë të dobët Adriana Matoshin

Mediale Vip

Përkundër raporteve “të tensionuara” në serial, Arta Nitaj thotë se e ka pikë të dobët Adriana Matoshin

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:23
Arta Nitaj & Adriana Matoshi

Shikuesve të këtij seriali, vazhdimisht iu bien në sy dy prej personazheve që gjithmonë kanë rrëmbyer vëmendje, e ato janë aktoret Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj.

Në serial ato luajnë rolet e ‘Sasës’ dhe ‘Xhesikës’, dy vajza që nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën, e që shkas për këtë është xhelozia për bukuri.

Megjithatë krejt e kundërta ndodh në jetën reale, kjo pasi Arta dhe Adriana ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën jashtë serialit.

Këtë e ka bërë të ditur vet modelja Nitaj gjatë një pyetësori të bërë nga fansat në rrjetin social Instagram.

E pyetur nga një fans se me cilin nga aktorët e “O Sa Mirë” ka më shumë afrimitet, Arta është përgjigjur duke thënë se Adriana Matoshi është pika e saj e dobët.

Përndryshe, të dyja vajzat përveç serialit janë të angazhuara edhe në projekte tjera vetanake si televizion dhe biznes.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat