“A është mëkat të duash dikë?”, këngëtarja shqiptare shpërthen në lot teksa flet për martesën e saj

Mediale Vip

“A është mëkat të duash dikë?”, këngëtarja shqiptare shpërthen në lot teksa flet për martesën e saj

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:24
Adelina Tahiri dhe Big Mama

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka vendosur që të rrëfejë disa tëvërteta rreth martesës së saj me avokatin maqedonas, Serjozha Markov.

Gjatë një interviste në emisionin e Big Mamës, “Mama’s trip”, Adelina është përlotur teksa ka treguar situatat e vështira që ka kaluar në lidhje me martesën e saj.

Siç dihet, lidhja e dashurisë mes Adelinës dhe Markov nuk është pritur aspak mirë nga punliku. Madje sipas këngëtares, ajo ka marrë kërcënime si nga shqiptarët ashtu edhe nga maqedonasit për këtë martesë.

“Kam pasur kërcënime për fëmijën tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk e di a është mëkat të duash dikë”, shprehet ajo.

Ndërsa tani këngëtarja u shpreh se është shumë e lumtur dhe vogëlushi i ka dhënë motiv të ecë përpara.

“Tani jam shumë e lumtur. Familja dhe burri më kanë mbështetur. Fëmija më ka dhënë motiv të vazhdoj. Ne sa jemi të mirë si popull, jemi edhe të poshtër ndonjëherë. Unë i kuptoj, janë të mllefosur nga e kaluara, por nuk jam unë fajtore. Ishte diçka më e fortë se unë”, pohoi Adelina.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat