Vesa Luma zbulon se për çfarë zihet më shumë me Big Basta-n

Mediale Vip

Vesa Luma zbulon se për çfarë zihet më shumë me Big Basta-n

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:31
Vesa Luma, Big Basta dhe Lian

Vesa Luma është një nga këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, të cilët e pëlqejnë për talentin si dhe për sinqeritetin e saj.

Luma prej disa vitesh është e martuar me këngëtarin Big Basta dhe fryt i dashurisë së tyre është vogëlushi Lian.

Së fundmi Vesa ka qenë e ftuar në emisionin “NIN” në “Klan Kosova”. Në rubrikën “Haje ose Thuaje”, këngëtarja u pyet nga moderatori: “Na e thuaj cila ka qenë grindja e fundit me Big Basta dhe pse?”.

E këngëtarja nuk hezitoi që t’i përgjigjej kësaj pyetje. “Grindja e fundit ka qenë se djali nuk dëshiron shumë me nejt me fol me të me telefon me video, normalisht se është i vogël dhe e ka shumë problem. Në atë kohë unë kam qenë duke gatuar diçka për djalin dhe atë e kam lënë me telefon dhe ai e ka ndalu videon, sërish ai i ka bërë thirrje dhe djali ia ka ndal. Unë kam mendu se është duke fol, e mandej filluam ne: ‘Ai nuk di vetë, mbaje dhe pak telefonin.’ Grindjet janë kryesisht rreth fëmijës”, ka treguar Vesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat