Vajza shqiptare që la Amerikën për të vazhduar karrierën në Shqipëri

Mediale Vip

Vajza shqiptare që la Amerikën për të vazhduar karrierën në Shqipëri

Më: 30 janar 2019 Në ora: 22:21
Lei Kraja

Moderatorja, Lei Kraja, është njëra nga vajzat më të komentuara në mediat rozë sa për karrierën profesionale e po ashtu edhe për linjat trupore.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Kraja rrëfeu se si u bë pjesë e televizionit dhe vendosi të qëndronte në Shqipëri.

“Unë isha për qejf në Shqipëri dhe mendoja të qëndroja më gjatë. Por nëse nuk ke një angazhim nuk ke se ç’bën. Por shoku im Ervin Kurti njihte këto të Digitalb, aty kishte një hapësirë dhe kështu u gjenda në televizion. E kisha shumë të vështirë në fillim të them të drejtën sepse gjuha shqipe është shumë e vështirë për t’u mësuar sepse unë e kisha harruar komplet. E kam mësuar gjatë këtij viti, i jam shumë mirënjohëse kolegëve të mi të cilët më kanë ndihmuar me gjuhën. Mua më pëlqen sporti dhe kam qejf të qëndroj në sport” u shpreh Lejla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat