Treshja kanë zbuluar datën e publikimit të këngës së tyre më të re bashkë.
Kënga e shumëpritur nga reperat e PINT dhe Ledri Vulës po del shumë shpesh.
Ata kanë zgjedhur ditën e fundit të muajit janar, pikërisht 31 janarin në orën 18:00 për të sjellë këngën, e cila është pjesë e albumit të PINT që pritet të publikohet shumë shpejtë.
Megjithëse titulli nuk është zbuluar, këngës i është realizuar edhe videoklipi.
Kjo nuk është hera e parë që MC Kresha dhe Lyrical Son bashkëpunojnë me Ledrin, pasi ata edhe në albumin e kaluar kanë sjellë këngën 'Hip Hop' që është shndërruar në një këngë shumë të dashur për fansat.