Pas bashkëpunimit me Samantën, Elinel me befasi për fansat

Mediale Vip

Pas bashkëpunimit me Samantën, Elinel me befasi për fansat

Më: 30 janar 2019 Në ora: 23:51
Elinel

Pas bashkëpunimit që pati me Samanta Karavellën, Elinel ka gati projektin e ri.

Para pak javësh është lansuar dueti mes Samanta Karavellës dhe reperit, Elinel me projektin e titulluar “Vonë”.

E reperi kosovar nuk do ndalet me kaq, pasi në rrjete sociale bëri të ditur se nesër lanson projektin e ri “Pa Pendim”.

“JA NISE NESER…#NËPËRKOHË, Koha do të tregojë përrallën”, ka shkruar ai.

Elinel shquhet për mënyrën se si i trajton temat në projektet e tij, ngjarje këto të vërteta në jetën reale.

E çfarë do na sjell tani, presim të shohim nesër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat