Alesia Bami: Më quajnë mendjemadhe

Mediale Vip

Alesia Bami: Më quajnë mendjemadhe

Më: 31 janar 2019 Në ora: 06:21
Alesia Bami

Modelja simpatike Alesia Bami ishte një nga të ftuarat e emisionit“Ftesë në Pesë” në Top Channel, ku foli mbi jetën personale dhe u bë pjesë e lojërave të përgatitura në studio.

Bukuroshja 19-vjeçare tregoi më shumë për angazhimet profesionale, pasionet e shumta si edhe për marrëdhëniet familjare, duke thënë se gjithnjë ka patur mbështetjen dhe mirëkuptimin e prindërve.

Në bisedë e sipër Alesia nuk ngurroi të pranonte se shpesh njerëzit e quajnë mendjemadhe dhe i thonë se duhet të buzëqeshë më shumë, por tashmë është mësuar me të tilla kritika.

E pyetur se cila është “arma” e saj më e fortë në pamje, Alesia tha “buzëqeshja”.

“Ndoshta kur qesh, tregoj atë që mbase jam në të vërtetë”, tha Alesia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat