Koeçidenca e tmerrshme e Nejmarit, dëmtimi e gjen kur motra e tij….

Mediale Vip

Koeçidenca e tmerrshme e Nejmarit, dëmtimi e gjen kur motra e tij….

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:20
Neymar me motrën

Pas lëndimit të marrë në ndeshjen kundër Starsburgut, në 23 janar, PSG nxori sot kohën që do të mungojë ylli brazilian.

Ai do të jetë jashtë fushave 10 javë, çka do të thotë se do të rikthehet të luajë futboll në fillim të prillit. Nejmar do të humbasë të dyja sfidat e 1/16-ave, kundër Mançester Junajtid. Deri këtu nuk ka asgjë pozitive për lojtarin, i cili për herë të dytë lë në baltë ekipin e tij, në një fazë deçizive.

Por, nëse do të marrim parasysh se ditëlindja e motrës së tij është në 11 mars, ish-ylli i Barcelonës do të jetë i pranishëm në këtë ditë të gëzuar të motrës së tij, si në 5 vitet e fundit.

Historia do të përsëritet, pasi Nejmar për të pestin vit rradhazi do të jetë “knock-out”, në datën 11 mars. Në sezonet 2014-2015 dhe 2015-2016, lojtari ka qenë i skualifikuar për shkak kartonësh të cilët i ka marrë qëllimisht apo ka qenë thjeshtë një rastësi këtë nuk e dimë.

Ndërsa në tre sezonet e fundit ai është  dëmtuar duke shtuar edhe më shumë dyshimet se Nejmar, bën çdo gjë vet në një mënyrë që të jetë prezent në ditëlindjen e motrës së tij, që është në 11 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat