Lil Wayne hedh në gjyq avokatin për mashtrimin 20 milionë dollarësh

Mediale Vip

Lil Wayne hedh në gjyq avokatin për mashtrimin 20 milionë dollarësh

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:46
Lil Wayne

Lil Wayne po padit ish-avokatin e tij Ronald Sweeney, me dyshimin se e ka mashtruar duke i marrë 20 milionë dollarë, gjatë kohës që përfaqësonte këngëtarin.

Sweeney shërbeu si avokat i Wayne-së nga viti 2005 deri në shtator 2018. Wayne  pretendon se avokati i mori 10% të të ardhurave për çdo marrëveshje që e ndihmoi të mbyllte. Ndërsa shtoi se Sweeney nuk e informoi që standardi i industrisë është vetëm 5 %.

Por kjo i ka kushtuar këngëtarit një mal me para, pasi si thotë se avokati i tij bëri plot 20 milionë dollarë gjatë kësaj kohe.

Sipas dokumenteve të padisë, Sweeney  mori 10% të të gjitha fitimeve nga shtëpia diskografike e Wayne, Young Money.

Gjithashtu, në padi thuhet se avokati punësoi një tjetër firmë ligjore për ta ndihmuar në proceset gjyqësore me Cash Money mbi marrëveshjen 'Carter V'.

Wayne tha se firma mori 23% të parave nga marrëveshja me Cash Money  dhe 15% nga marrëveshja me Universal Music Group .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat