Bebe Rexha në ‘Grammy’ do të shkojë me tre anëtarë të familjes

Mediale Vip

Bebe Rexha në ‘Grammy’ do të shkojë me tre anëtarë të familjes

Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:27
Bebe Rexha

Këngëtarja Bebe Rexha ka treguar se në 'Grammy' do të shkojë bashkë me tre anëtarë të familjes së saj.

Gjatë një interviste të fundit këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka folur për rastin se si nuk kanë mundur t’i gjejnë veshjet adekuate për ‘Grammy’.

”Në të vërtetë unë vetëm doja që ta ndaja historinë time dhe të tregoja sa frustruese ishte. Kurrë nuk kam pritur që do marr kaq shumë dashuri dhe mbështetje”, tha ajo për people.

Ndër të tjera ajo ka treguar se në ‘Grammy’ do t’i marrë me vete për ta përkrahur, nënën e saj, babain dhe vëllain dhe pavarësisht nëse fiton apo jo e rëndësishme për të është pjesëmarrja.

”Në mbrëmjen e Grammy do të shkoj me nënën time, vëllain dhe babain. Do t’i sjell të gjithë në tapetin e kuq. I dua që të jenë me mua në çdo hap”, ka thënë ajo, duke shtuar: “Do të jem duke festuar pavarësisht çdo gjëje, o humba o fitova”, ka shtuar këngëtarja shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat