PINT dhe Ledri Vula kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur.
Është publikuar më në fund kënga në bashkëpunim me reperët e labelit PINT dhe Ledri Vulën.
'Menemadhe' e ka titullin kënga e cila është publikuar me videoklip, ndërsa është pjesë e albumit më të ri të PINT, 'USA' që pritet të dalë shumë shpejt. Kjo nuk është hera e parë që MC Kresha dhe Lyrical Son bashkëpunojnë me Ledrin, pasi ata edhe në albumin e kaluar kanë sjellë këngën 'Hip Hop' që është shndërruar në një këngë shumë të dashur për fansat.