Pak ditë më parë këngëtarja Greta Koçi i është përgjigjur disa nga pyetjet e ndjekësve të saj në rrjete sociale.
Një prej tyre ishte se si ishin marrëdhëniet e saj me kantautorin dhe partnerin e motrës së saj Genc Prelvukaj.
Kësaj pyetje ajo iu përgjigj se “marrëdhënia e tyre ishte në krizë”.
Mesa duket asgjë e tillë nuk ka qenë e vërtetë pasi mbrëmjen e sotme ajo ka publikuar një video në story ku shfaqet me Gencin dhe Enin, ndërkohë që janë duke pirë diçka me njëri-tjetrin.
Veç videos ajo është shprehur: “Përshëndetje kriza ime me Gencin përfundoi (dhe më pas nis të qesh) iu a hodhëm,”-përfundon Greta duke lënë kështu të kuptohet që nuk ka patur për asnjë çast krizë mes tyre dhe se e gjitha ishte një shaka e saj.