Për këtë “look”, Enca u frymëzua nga një artiste e njohur dhe s’lë rast pa i shprehur admirimin

Mediale Vip

Për këtë “look”, Enca u frymëzua nga një artiste e njohur dhe s’lë rast pa i shprehur admirimin

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:51
Enca

Sot pritet të lançohet kënga më e re e Encës me titullin “Balad”. Këngëtarja ka treguar se mezi po pret të shohi se si publiku do ta ndjejë këngën e saj pasi u bë disa kohë që ajo nuk prodhon balada por muzikë ritmike dhe mendoi se kishte ardhur koha për një rikthim të vogël tek muzika e lehtë.

Këngën ende nuk e kemi dëgjuar por “look”-un e saj në klip si një “princeshë akulli” kemi mundur ta shohim nga postimet që ajo ka bërë në Instagram.

Enca duket kaq ndryshe por shumë bukur: këtë herë larg egatravagancës dhe provokimeve që do të bëjë shpesh me mënyrën si shfaqet në klipe, Enca ka vendosur që këtë herë t’i “shohim” shpirtin.

Për këtë look kaq interesant, Enca është frymëzuar nga këngëtarja dhe modelja e njohur ruse, Valeriya, të cilën e adhuron dhe ia ka shprehur hapur se inspirim për dukjen e kësaj here ka qenë pikërisht ajo. Edhe Valeriya nuk “ia la mangut” një koment me komplimenta teksa Enca i kthehet se “ajo e di që ka qenë frymëzim për të, specifikisht në këtë set”.

Edhe kur një ndjekëse e saj ka identifikuar ngjashmëri mes Encës dhe Valeriyas në këtë set, Enca sërish ka shprehur se ky ka qenë qëllimi, të dallohet dhe është e lumtur kur disa persona arrijnë ta njohin ngjashmërinë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat