Emisioni i Luana Vjollcës, 1 milionë klikime në YouTube në një muaj

Mediale Vip

Emisioni i Luana Vjollcës, 1 milionë klikime në YouTube në një muaj

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 18:26
Luana Vjollca

Episodi i “Shiko kush LUAN” i datës 1 janar 2019 ka marrë mbi 1 milionë klikime në Youtube.

Familja “Threedots” ishte në studion e emisionit nga autorja dhe moderatorja Luana Vjollca. Flori Mumajesi, Klaidi Haruni, Bruno, DJ Vicky, Kejsi Tola, Krusita dhe përfshirja e vazhdueshme e Fifit ishin kryefjala e mbrëmjes duke e kthyer studion e “Shiko kush Luan” në një arenë të vërtetë lojrash, humori, muzike që të ngre peshë zemrën, rrëfime të vërtetash e ndarje kujtimesh.

Luana dhe “Threedots” sollën një koncert për çdo familje shqiptare në natën e parë të vitit. Në fakt, “Shiko kush Luan” kishte një sezon plot dinamikë, të qeshura, burim lajmesh, argëtimi dhe shoqëroi të shtunat e familjeve shqiptare me shumë energji pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat