Gigi Hadid paditet pasi postoi fotografinë e saj në Instagram

Mediale Vip

Gigi Hadid paditet pasi postoi fotografinë e saj në Instagram

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:50
Gigi Hadid

Supermodelja Gigi Hadid është hedhur në gjyq për shkak të një fotografie të vetes së saj që publikoi në Instagram.

Agjencia fotografike që realizoi foton po padit yllin e pasarelave për shkelje të së drejtës së autorit.

Fotografia, që tani është fshirë, u postua në profilin e “Victoria’s Secret Angels” më 11 tetor të vitit 2018.

“Hadid e dinte se kopjimi apo postimi i fotografive të saj në Instagram ose media të tjera sociale mbi të cilat ajo nuk ka marrë leje nga mbajtësi i të drejtës së autorit përbënte shkelje të së drejtës së autorit”, thuhet në padi.

“Agjencia është informuar dhe beson se Hadid, pa lejen apo pëlqimin e Xclusive, ka kopjuar dhe përdorur një fotografi me të drejtë autori në llogarinë e saj në Instagram. Duke vepruar kështu, ajo ka shkelur të drejtat ekskluzive të riprodhimit dhe shpërndarjes. Xclusive informohet dhe beson se akti i shkeljes ishte i qëllimshëm”, thuhet tutje në padi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat