Pas 4 muajve bëhet e “gjallë”, Elvana Gjata: Nuk e kam të lehtë, jam e dërrmuar, por do të rikthehem

Mediale Vip

Pas 4 muajve bëhet e “gjallë”, Elvana Gjata: Nuk e kam të lehtë, jam e dërrmuar, por do të rikthehem

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:56
Elvana Gjata

Pas 4 muajsh heshtje që nga ngjarja në zonën Bllok ku u vra një person dhe i përfshirë ka qenë edhe i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim në media apo rrjete sociale.

Megjithatë mbrëmjen e sotme ajo ka shkruar në Instagram sesa të vështirë e ka patur këtë periudhë, se ndihej e dërrmuar. Por ajo ka theksuar se ka ndjerë gjatë kësaj kohe edhe dashurinë e ndjekësve dhe fansave dhe për këtë arsye ajo do të vijojë të këndojë.

“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.

Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale… Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj…,”-përfundon Elvana Gjata në rrjete sociale.

Në muajn tetor të vitit të kaluar në një lokal në ush-bllok, ndodhi një perplasje me arme mes dy grupeve. Si pasoje i shkembimit të zjarrit mbeti i vdekur truproja i Ervis Martinaj, Fabiol Gaxha dhe i plagosur rende Eljon Hato.

Image

Si i dyshuar kryesor per vrasjen e Fabiol Gaxhes eshte ish-komando Mevjol Bilo (kusheri i kengetares), pjese e grupit të të fejuarit të Elvanes, Ervin Matës. Hetimet per masakren në ish-bllok vijojnë ende dhe pista kryesore mbetet konfliktet per trafikun e droges.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat