Pas rrëfimit të Elvanës, personazhet e njohur shqiptarë u bënë bashkë për ta mbështetur

Mediale Vip

Pas rrëfimit të Elvanës, personazhet e njohur shqiptarë u bënë bashkë për ta mbështetur

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:51
Elvana Gjata

Pas shumë kohësh Elvana Gjata bëri një rikthim në Instagram, i cili pritej me padurim nga fansat dhe publiku. Me anë të një statusi në Instagram, këngëtarja tha disa fjalë zemre që i dedikoheshin sidomos atyre që e mbështetën në këtë periudhë të vështirë për të.

Profili i këngëtares në këtë rrjet social ka qënë shumë i komentuar, për çdo lëvizje të vogël por mesa duket asaj i është dashur pak kohë sa të mbledhë forcat dhe të shprehë edhe njëherë, se është aty për të gjithë fansat dhe njerëzit që e duan.

Image

 

Pas një rrëfimi që preku zemrat e të gjithëve, Elvana mori dashuri dhe përkrahje të madhe jo vetëm nga fansat e saj por dhe nga personazhet e njohur shqiptarë.

Disa prej tyre që bien më në sy janë Jonida Vokshi (mikja e saj), Lori Hoxha, Era Istrefi, Capital T, Albana Osmani, Çiljeta Xhilaga, Aurela Gaçe, Tayna, Almeda Abazi, dhe një mori personazhesh të tjerë kolegë këngëtarë dhe njerëz të medias, të cilët me patjetër do të jenë një shpresë pozitive për rikthimin e bujshëm të këngëtares.

Ai i cili mund të quhet si më “speciali” është i motrës së saj, Migenës, e cila shkruan: “Forca që ke vjen nga dashuria që je”.

Me siguri që gjithë këto fjalë të bukura do jenë akoma më shumë motiv për Elvanën që të rikthehet fuqishëm në muzikë, për fansat, miqtë, kolegët por dhe për veten.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat