Luana Vjollca tani edhe si “gif” në Instagram

Mediale Vip

Luana Vjollca tani edhe si “gif” në Instagram

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:06
Luana Vjollca

Bukuroshja Luana Vjollca vazhdon të mbetet një prej personazheve shqiptarë më të diskutuar në rrjetet sociale.

Ajo është e ndjekur nga mbi 1.4 milion ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram, në të cilin është çdo ditë aktive.

Në këtë rrjet social, së fundmi është krijuar një “gif” i ri me figurën e prezantueses Luana Vjollca.

Image

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo, teksa ka ndarë me ndjekësit në InstaStory “gif”-in e saj, të krijuar tashmë në Instagram.

Luana ka falënderuar kompaninë e saj menaxhuese “ArkivaShqip” për krijimin e saj.

“Unë tani kam ‘gif’ veten time ‘Luana’. Faleminderit ArkivaShqip”, ka shkruar prezantuesja Vjollca në InstaStory.

E njëjta së fundmi është parë duke qëndruar në studio muzikore, me çka ka paralajmëruar se i është futur punës për projektin e ri muzikor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat