Për një kohë të gjatë lajmi se modelja bukuroshe Oriola Marashi u bë pjesë e grupit OTR bëri një bujë të madhe. Madje pritej edhe këngë nga ajo e cila do të mbante “markën” e grupit të Noizyt, por asgjë e tillë nuk ndodhi.
Para disa javësh në media doli lajmi se mes Noizyt dhe Oriolës mund të kishte ndodhur ndonjë zënkë pasi asnjëri nuk e kishte follow tjetrin në Instagram. Por ditën e sotme ka reaguar reperi me një foto në instastory që tregon se Oriola i ka dërguar “follow” dhe ai ka shkruar: “Kaq ishte”.