Dojna Mema merr nga këngëtari propozimin live: Do martohesh me mua?

Mediale Vip

Dojna Mema merr nga këngëtari propozimin live: Do martohesh me mua?

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:18
Trim Jetullahu,Dojna Mema

Ka qenë i ftuar në emisionin “Pop Culture” në “Top Channel” , ku ka folur për karrierën e tij dhe suksesin që ka përjetuar deri tani. Reperi Trim Jetullahu është përpjekur mes të tjerash se ky I fundit nuk I detyrohet familjes së tij të pasur, siç thonë disa.

Dua t’ju them të gjithëve diçka, unë nuk e kam familjen e pasur, unë e bëj vetë çdo gjë, është shprehur ai. Ndërkohë, kur u pyet se çfarë mendon për Dojnën, këngëtari befasoi me përgjigjen: “Me Dojna Memën isha martu!”.

Dhe nuk u mjaftua me kaq, por iu afrua e i mori dorën, u ul në gjunjë dhe i bëri propozimin klasik për martesë duke i thënë: “Do martohemi bashkë?”. Dojna iu përgjigj duke shpërthyer në të qeshura dhe me një përqafim, por disa njerëzve u mbeti mendja, se shakaja, thonë, gjysma e të vërtetës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat