Loja e dyfishtë e Fifit, zihet me Florin dhe rikthehet me MC Kreshën

Mediale Vip

Loja e dyfishtë e Fifit, zihet me Florin dhe rikthehet me MC Kreshën

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 08:17
Fifi dhe Flori

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është bërë pjesë e lajmeve rozë për afrimet dhe largimet e saj të bujshme me djemtë e muzikës. Kështu, pas lajmeve për romancë me reperin 10 vjet më të madh Mc Kresha, ajo nisi të afrohej më shumë me Flori Mumajesin, i cili postoi një video, ku dukej gati sikur po puthej në buzë me këngëtaren.

Por s’ka kaluar as një muaj dhe Fifi e Flori nuk janë më miq në “Instagram”. Fshirja që i bënë njëri-tjetrit ngriti dyshime se marrëdhënia e tyre mund të mos jetë si më parë.

“Iconstyle” kontaktoi personalisht me Fifin për ta pyetur në lidhje me këtë dhe këngëtarja, duke u treguar disi e rezervuar, tha se kjo është një temë “pak si shumë private”.

“Besoj që është pak si shumë private si temë. Por, gjithsesi, unë besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma”, u shpreh Fifi, një deklaratë që u mor me rezerva nga mediat online.

Pavarësisht se asgjë nuk është konfirmuar për një marrëdhënie më shumë se shoqërore mes tyre, kantautori Flori Mumajesi dhe këngëtarja Fifi u kthyen në dyshen më të përfolur në showbiz-in shqiptar për shkak të një videoje, ku shfaqeshin duke performuar shumë pranë njëri-tjetrit.

Dhe pasi kjo video u bë virale, Fifi vendosi të sqarojë njëherë e mirë fansat në lidhje me atë sjellje, duke u shprehur për emisionin “Nd’rrimi i Natës” në “Klan Kosova” se videoja ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”.

As Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online ajo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu. “Në fakt, ajo video është bërë në tetor të 2017-s dhe ka dalë në fund të nëntorit 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës ‘Ja ke bo vetes’. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi.

Videoja e realizuar brenda një studioje muzikore, tregonte afrimitetin e tyre, afrimitet që u ndje dhe në emisionin e fundit të Luana Vjollcës, ku ata për pak sa nuk u puthën në buzë. E për të ngjallur akoma më shumë dyshime, vulën i dha komenti i Luanës, e cila e quante Fifin “nusen e mbrëmjes”.

Ndërkohë, pas fshirjes nga “Instagram”-i, Fifi ka bërë një tjetër lëvizje, që është konsideruar nga fansat si lojë e dyfishtë me djemtë e muzikës. Ajo postoi një foto me Kreshën, me të cilin performoi një duet në “Kënga Magjike”, një këngë që u tha se lindi nga romanca e vërtetë mes tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat