Pa modesti fare, Vesa Luma na tregoi se djali është kopja e saj

Mediale Vip

Pa modesti fare, Vesa Luma na tregoi se djali është kopja e saj

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 12:13
Vesa Luma

Kur bëhet fjalë për fëmijët, çdo prind lë anash të gjithë modestinë. Cili nuk do të krenohej me faktin që fëmija të ishte si një ‘copy-paste’ e tij?

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Vesa Luma e cila pak minuta më parë ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ një foto-kolazh. Artistja ka bashkuar foton e djalit me foton e saj të fëmijërisë duke vënë në pah ngjashmërinë e madhe mes tyre. Tiparet, flokët, buzëqeshja, mimika… Liani ka “vjedhur” çdo detaj nga mamaja e tij.

“Momente jomodeste”, ka shkruar Vesa krahas fotos së postuar.

Big Basta na fal, por Liani i vogël është një kopje e Vesës!

https://www.instagram.com/p/BtaliX7BHEL/?utm_source=ig_embed

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat