Enkel Demi: “Me shumë gjasa do vdesim me Fevziun dhe Gjebrenë në ekran”

Mediale Vip

Enkel Demi: “Me shumë gjasa do vdesim me Fevziun dhe Gjebrenë në ekran”

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:03
Enkel Demi

Enkel Demi i ftuar ditën e djeshme në “Tumb” nga Aulona dhe Fatma, ka folur rreth jetës së tij profesionale dhe emisioneve që ka bërë ndër vite.

I pyetur nga moderatoret se cilin projekt të tij do ta quante “dështim” apo më pak të suksesshëm se të tjerët, Keli zgjodhi programin “Thuaji Kelit”, emision ky të cilin e ka moderuar disa vite më parë në “Tv Klan”.

Ai u shpreh se nuk do ta quante “dështim” por ishte një emision i cili nuk i ka pëlqyer. Një ndër arsyet ka qenë fakti që Keli donte më tepër se sa thjesht një “talk shoë” pasi sipas tij kjo gjë duhet tu lihet atyre që e kanë fituar këtë treg, duke përmendur këtu Blendi Fevziun apo Ardit Gjebrean.

“Puna e talk shoë-t duhet t’i  lihet atyre që e kanë fitur këtë treg. Të jesh në “Klan” dhe të futesh tek tregu i Fevziut nuk ja vlen, apo të jesh në Klan e të futesh në tregun e Gjebreas. Ka gjasa që në ato lloj programesh të vdesim me Fevziun dhe Gjebrenë”, ka përfunduar Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat