Kur vjen puna tek fotot, shumica e burrave shqiptarë do të ishin në një mendje me bashkëshortin e Zaiminës

Mediale Vip

Kur vjen puna tek fotot, shumica e burrave shqiptarë do të ishin në një mendje me bashkëshortin e Zaiminës

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:48
Zaimina Vasjari me Bashkëshortin

Zaimina Vasjari nuk është vetëm një vajzë e bukur që ke qejf ta ndjekësh në Instagram, përkundrazi, ajo është ndër personazhet më interesantë në intervista dhe duket se gazetarët, njësoj si publiku, e shijojnë shumë kur ajo është e ftuar për të folur rreth jetës së saj.

Një bisedë të këndshme, fill pas ditëlindjes së vogëlushes Khloe, Zaimina ka bërë mbrëmjen e djeshme në studion e “Why Not” me Roza Latin.

Ndër pyetje rreth jetës si mami e re dhe marrëdhënies me bashkëshortin, Roza ka pyetur Zain mos ndoshta bashkëshorti i saj Klodi qëndron pas aparatit në fotot e bukura që ajo poston në Instagram.

Mirëpo, siç mund ta prisnim, Zaimina u përgjigj:

“Klodi im nuk është ai mashkull që mund të të bëjë foto. Madje kur shkoj në vende që unë kërkoj të bëhet foto, gjithmonë thotë na more fytyrën”, – tregoi ajo.

Në fakt, në përgjithsi burrat shqiptarë nuk janë shumë “pro foto” dhe shpesh “bezdisen” nga kërkesat e shumta të partnereve të tyre për të shkrepur foto. Ndaj, me shumë mundësi, ata do ta kuptonin shumë mirë Klodin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat