Liam Payne në lidhje me Naomi Campbell

Mediale Vip

Liam Payne në lidhje me Naomi Campbell

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 16:33
Liam Payne

Ish-anëtari i grupit One Direction është në lidhje me 48-vjeçaren Naomi Campbell, konfirmojnë mediat britanike.

Sun shkruan se miku i Payne u tha gazetarëve se ai ishte në lidhje me manekinen e njohur tash e dy muaj dhe se ata janë të dashuruar.

Me sa duket, këngëtari nuk mund të besojë se sa i lumtur është dhe Naomi është duke e ndihmuar në karrierën si model, dhe tashmë e ka takuar me njerëz me ndikim në skenën botërore.

Ndryshe, Liam Payne ndërpreu marrëdhënien me këngëtaren dhjetë vjet më të vjetër se ai, Cheryl Cole dhe nisi lidhjen me 18-vjeçaren Mayo Henry. Por vëmendjen e tij duket se e kanë tërhequr sërish femrat më të vjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat