Rrëfimi i Liam Neeson për shoqen e përdhunuar: Doja ta takoja agresorin dhe ta vrisja

Mediale Vip

Rrëfimi i Liam Neeson për shoqen e përdhunuar: Doja ta takoja agresorin dhe ta vrisja

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 19:53
Liam Neeson

Aktori hollivudian, Liam Neeson, është kritikuar për komentet e tij se ka dashur ta vrasë një përdhunues të një mikeje të tij duke e etiketuar agresorin si ‘një bastard i zi’.

Gjatë një interviste për The Independent, ylli i filmave “Taken” e ka kujtuar ngjarjen traumatike kur një shoqe e tij (të cilës nuk ia ka treguar identitetin) ishte përdhunuar para shumë vitesh.

Ai ka thënë se kishte dalë rrugëve me shpresën që ta takonte përdhunuesin dhe ta vriste.

“Ekziston diçka themelore – mos e dhashtë Zoti që ndonjë anëtar i familjes tënde të lëndohet në kushte kriminale. Do t’jua tregoj një ngjarje. Kjo vërtet ka ndodhur”, ka thënë Neeson.

Më tej, 66-vjeçari ka treguar se shoqja e tij kishte arritur të përballje me situatën në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Por, reagimi im i menjëhershëm ishte… E pyeta nëse njihte se kush ishte? Jo. Çfarë ngjyre kishte? Më tha se ishte i zi”.

“Dola lart e poshtë me një shufër hekuri, me shpresën se do të më afrohej dikush – e them i turpëruar – dhe e kam bërë këtë për ndoshta një javë, duke shpresuar se ndonjë bastard i zi do të dilte nga ndonjë lokal dhe do të më afrohej për diçka… Në mënyrë që… ta vrisja”, ka theksuar Neeson.

Aktori ka thënë më tej se kjo ishte hera e parë që fliste për këtë ngjarje. Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar atë për aspektin racor që i ka dhënë tregimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat