“Kujtimet” e Capital T janë të lidhura me numrin “10”

Mediale Vip

“Kujtimet” e Capital T janë të lidhura me numrin “10”

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 21:09
Capital T

Capital T ka rreth tre ditë që “çorjenton ujërat” në Instagram me postimet që ka bërë rreth një projekti të ri dhe së paku diçka kemi të sigurtë: Kënga e tij e re do të titullohet “Kujtime” dhe xhirimet e klipit janë bërë në Tiranë.

“Kujtime” në shkurt? “Kujtime” pikërisht në muajin e dashurisë? “Kujtime” me Capital T të veshur klas, si në ato takimet e para kur nis një histori e paharrueshme dashurie? “Kujtime” me mimikat e këngëtarit që shprehin veçse mall për një dashuri të shkuar? …Këto janë pyetjet që po kuriozojnë fansat e shumtë të këngëtarit këto ditë teksa po shpresojnë se gjurmët do të na çojnë tek një këngë me ndjesi të pastra, me tekst qe tingëllon si poezi dashurie dhe me melodinë që të jep melankoli e pozitivitet në të njëjtën kohë.

Duke mos dashur të na i zbulojë surprizën, por të na fusë më tepër në labirinthe pritjeje, vetëm pak minuta më parë Capital T, ka postuar numrin “10” në Instastory duke e shoqeruar me një prapaskenë të flaktë imazhin.

Mos ndoshta numri 10 është një datë e rëndësishme për këngëtarin dhe lidhet direkt me kontekstin e këngës “Kujtime”? Mos ndoshta kjo 10 u postua pikërisht si detaj i rëndëishëm i tij, nisur dhe nga adrenalina që Capital T është duke përfituar nga përfundimi i projektit? Apo 10, është data kur do të lançohet kënga?

Ndër gjithë këto pikëpyetje, ku asgjë s’duket e sigurtë, një përgjigje konkrete gjithsesi mund të jepet: “Kujtime” e Capital T, tashmë do të jetë gjithnjë e lidhur me numrin 10.

Ndërkohë që lundrojmë në dilema, mezi presim të njihemi me “Kujtimet” e këngëtarit që me këtë këngën e re, pritet “të thyejë” jo pak zemra.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat