Blendi Fevziu i jep një tjetër kuptim sfidës #tenyearschallenge

Mediale Vip

Blendi Fevziu i jep një tjetër kuptim sfidës #tenyearschallenge

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:32
Blendi Fevziu

Gjatë viteve të fundit në rrjetet sociale kanë qarkulluar sfida të çuditshme, por “10 Year Challenge” është më e reja.
Për një kohë të gjatë, kjo sfidë është shndërruar në hit në Twitter dhe në Instagram, ndërsa një numër i madh përdoruesish janë përfshirë në këtë lojë në internet.
Personazhet shqiptarë bënë të njëjtën gjë, duke postuar foto të para 10 viteve, ndërsa ditën e sotme gazetari i njohur Blendi Fevziu i dha një kuptim tjetër duke u kthyer 22 vite pas.

“22 year CHALLENGE. 31 Gusht 1997 – 31 Janar 2019. Opinion. #22yearschallenge” shkruan Blendi përkrah videos ku shihet ai duke moderuar Opinionin në fillimet e tij dhe në fund tani në 2019-ën. Ajo që ka ndryshuar nga Blendi janë padyshim flokët që shumë ndjekës ia vunë në pah në komente, por dhe lirshmëria në moderim që shihet qartë në video.
Po ju jeni gati të postoni foto apo video të 22 viteve më parë si Blendi, dhe ta quani  #22yearschallenge?

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat