Nëse fondet e TVSH nuk dalin për të realizuar një performancë dinjitoze në Eurovizion, Jonida Maliqi ka një tjetër zgjidhje

Mediale Vip

Nëse fondet e TVSH nuk dalin për të realizuar një performancë dinjitoze në Eurovizion, Jonida Maliqi ka një tjetër zgjidhje

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:41
Jonida Maliqi

Vetëm dy muaj na ndajnë nga kompeticioni Eurovizion i cili siç e dini këtë edicion do të mbahet në Tel Aviv në Izrael. Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës” dhe përpos faktit që kënga është pëlqyer dhe po ecën mirë, këngëtarja po i jep shumë rëndësi sidomos performancës skenike që sipas saj duhet të jetë dinjitoze.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “City Radio” në emisionin “CityNight RadioShow”, Jonida ka treguar se fondet që TVSH vendos në dispozicion nuk janë të mjaftueshme ndaj përgjatë kësaj periudhe ajo ka trokitur personalisht në dyert e sipërmarrësve shqiptarë për të mbledhur donacione në mënyrë që performanca të jetë e një niveli të lartë.

Jonida beson fort se konkurrimi në Eurovizion është i rëndësishëm për “fytyrën e artit” që prezantojmë si shqiptarë ndaj dhe sipas saj duhet marrë shumë seriozisht çdo detaj.

Me gjithë këtë përkushtim të sajin dhe mbështetjen tonë, urojmë që Jonida të bëjë më të mirën në këtë edicion të Eurovizionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat