Pasi u punoi të gjithëve një “rreng”, Rozana Radi zbulon se kush është fëmija në foto

Mediale Vip

Pasi u punoi të gjithëve një “rreng”, Rozana Radi zbulon se kush është fëmija në foto

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:57
Fiori Dardha

Pak ditë më parë, Rozana Radi publikoi një fotografi të vjetër të një fëmije dhe pyeste të gjithë ndjekësit e saj të zbulonin se cili politikan shqiptar ishte. Një pjesë e mirë mendonin se bëhej fjalë për presidentin Ilir Meta, sepse sipas tyre ngjasonte pak edhe me imazhin e tij të sotshëm. Por në fakt e gjitha ishte një “rreng” i përgatitur nga Rozana, sepse fëmija jo vetëm që nuk ishte politikan, por ishte një nga miket e saj më të mira. Ditën e sotme Rozana ka treguar se fotografia është e moderatores së njohur, Fiori Dardha.

“Dhe ta mendosh që këtë bebin e vogël e ngatërruat të gjithë me z.Ilir Meta (shumica). Është Fiori Dardha. Lutemi të gjithë që të mos bëhet presidente një ditë se do na ndryshojë ‘kushtetutën’. Fiori Dardha bebe i ngjan z.Ilir Meta, ndërsa tani ke pak nga ‘Nard Ndoka’.”, – ka shkruar me shaka Radi bashkangjitur fotos. Kjo vërteton dhe njëherë se dy moderatoret ruajnë një miqësi të veçantë me njëra-tjetrën prej shumë vitesh. Ato të dyja janë njohur kohë më parë, por janë afruar akoma dhe më shumë pasi nisën së bashku rrugëtimin në moderimin e emisionit investigativ, ‘Boom’. 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat