Disa muaj më parë u bë nënë, këngëtarja shqiptare zbulon planet për dasmë

Mediale Vip

Disa muaj më parë u bë nënë, këngëtarja shqiptare zbulon planet për dasmë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 19:01
Blerina Braka

Kënga e tyre “S’ka si ne” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe është ndër këngët më të dëgjuara në çdo gëzim familjar. Bëhet fjalë për këngëtarët Anxhela Peristeri, Erik Lloshi, Aurel Thellimi dhe Blerina Braka. Ditën e sotme Aureli, Anxhela dhe Blerina ishin të ftuar në emisionin ‘Rudina’ për të folur më shumë për suksesin e këngës së tyre dhe jo vetëm. Tre këngëtarët zbuluan si ka nisur miqësia mes tyre dhe diçka më tepër nga jeta personale. Anxhela konfirmoi dhe njëherë se është ‘single’, ndërkohë që Blerina tregoi se ka nisur përgatitjet për dasmë. Këngëtarja e njohur është e martuar ligjërisht me partnerin e saj, por dëshiron që të bëjë një dasmë për të gjithë të afërmit dhe familjarët. Blerina nuk deshi të bënte publike datën e dasmës, por pak kohë më parë ajo ka treguar se dëshiron që ta organizojë kur djali i saj të bëjë një vjeç. Këngëtarja u bë nënë në 31 maj të 2018 dhe me siguri edhe dasma e saj do të bëhet në të njëjtën datë. Gjithashtu ajo tregoi se e ka të vështirë të gjejë një këngëtar që mund të mbajë gjallë dasmën si me muzikë popullore ashtu dhe moderne. Këtë vit pritet që të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij edhe miku tjetër i tyre,  këngëtari Erik Lloshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat