Flori Mumajesi ndan me të gjithë emocionin e veçantë, fansja e tij e ka surprizuar në këtë mënyrë

Mediale Vip

Flori Mumajesi ndan me të gjithë emocionin e veçantë, fansja e tij e ka surprizuar në këtë mënyrë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:50
Flori Mumajesi

Flori Mumajesi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe këtë e ka treguar suksesi që ai ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij.

Njerëzit kanë zgjedhur gjithmonë t’i shprehin emocionet dhe ndjenjat e tyre me anë të këngëve dhe teksteve që ai ka sjellë ndër vite.

Dashuria për zërin e këngëtarit duket se është aq e madhe sa një fanse ka realizuar një tatuazh i cili kishte valët e zërit të Florit teksa këndonte ‘cover-in’, e këngës ‘Të dua’ nga Aurela Gaçe. Këtë e ka treguar vetë ai duke e publikuar në ‘Instagram’.

“Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup”, ka shkruar Flori bashkangjitur me foton e tatuazhit.

Mesa duket ky veprim e ka surprizuar Mumajesin dhe e ka bërë të kuptojë edhe një herë se sa shumë e duan fansat zërin e tij.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat