Angelina pas takimit me Brad shkon të vizitojë regugjatët në Bangladesh

Mediale Vip

Angelina pas takimit me Brad shkon të vizitojë regugjatët në Bangladesh

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 00:27
Angelina Jolie

Angelina Jolie udhëtoi për në Azinë Jugore dhe të enjten u pa në Bangladesh ndërsa vizitoi kampin e refugjatëve Kutupalong.

Gjatë vizitës së saj treditore, ylli pritet të vizitojë vendbanimet e refugjatëve, të cilat janë shtëpia e mijëra myslimanëve Rohingya.

Jolie tha se ajo ishte krenare që vizitoi kampin dhe se do të shikojë për nevojat e refugjatëve dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ata në Bangladesh,.

Vizita e saj ishte në emër të UNHCR-it, Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Refugjatët ikën nga një dhunë brutale ushtarake në shtetin fqinj të Mianmarit, pasi qeveria atje kreu vrasje masive në fshatrat e pambrojtura.

“Unë i bëj thirrje autoriteteve të Myanmarit që të tregojnë angazhimin e vërtetë që nevojitet për t’i dhënë fund ciklit të dhunës, zhvendosjes dhe përmirësimit të kushteve për të gjitha komunitetet në shtetin Rakhine, duke përfshirë Rohingya”, tha Jolie.

Një ditë më parë, Jolie u pa në Beverly Hills gjatë një diskutimi të nxehtë me Brad Pitt për divorcin e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat