Jonida Maliqit i ndodh e papritura në emision! Shtanget dhe nuk përmban lotët

Mediale Vip

Jonida Maliqit i ndodh e papritura në emision! Shtanget dhe nuk përmban lotët

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:46
Jonida dhe Xhilda Maliqi

Jonida Maliqi me siguri nuk e ka pritur atë që i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme përgjatë emisionit “Tempora”. E ftuar nga drejtuesja e emisionit, gazetarja Sonila Meço, këngëtarja fituese e festivalit të ’57 të RTSH-së ka folur për eksperiencën e saj dhe atë çfarë pret nga Eurovision.

Në mes të intervistës, Meço i ka bërë këngëtares një rreng që e ka gjetur të papërgatitur atë ndonëse në fillim nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Ajo ‘ka bërë sikur i është dashur të lidhej live me një nga gazetaret e saj për një ngjarje të fundit” dhe nga ana tjetër e telefonit dëgjon ‘gazetaren’ e cila i thotë se përse e kishte lënë në pritje në linjë telefonike për të dëgjuar ‘bla bla bla-të e Jonida Maliqit”.

E shtangur dhe e hutuar, këngëtarja nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte derisa pas sekonda më pas i njohur menjëherë zërin ‘gazetares’ dhe zbuloi se në fakt përtej telefonit ishte motra e saj Xhilda. Kaq ka mjaftuar që artistja e “Ktheju tokës” të mos përmbajë lotët nga surpriza aspak e këndshme e së motrës, me të cilën ka një lidhje shumë të ngushtë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat