Enca kërkon burrë përmes rrjeteve sociale

Mediale Vip

Enca kërkon burrë përmes rrjeteve sociale

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:03
Enca Haxhia

Enca Haxhia mbetet një prej këngëtarëve shqiptare më të përfolura të botës së shoubizit.

Këngëtarja duket se tashmë plotësisht di të jetë në qendër të vëmendjes së mediave në saje të projekteve të ndryshme.

Biondina tash e sa kohë ka bërë të ditur se është beqare, por duket se ajo nuk po dëshiron më që jetën ta kaloj e vetme.

Në fakt, përmes rrjeteve sociale bukuroshja u ka bërë thirrje të gjithë meshkujve që t’i dërgojnë mesazhe se pse e meritojnë të jenë bashkëshort i saj.

“Në kërkim të një djali të mirë për ta martuar, nëse mendoni që ai djalë duhet të jeni ju më tregoni arsyen pse?”, ka shkruar Enca në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se së fundi këngëtarja solli këngën më të re të titulluar “Balad”, e cila deri më tani është shikuar mbi një milion herë në YouTube.

Ndryshe, Haxhia është duke punuar fuqishëm në këngë të reja si dhe ka paralajmëruar disa koncerte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat