Aktorja e ‘Fifty Shades Of Grey’ zbulon një pjesë të familjes së saj

Mediale Vip

Aktorja e ‘Fifty Shades Of Grey’ zbulon një pjesë të familjes së saj

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:22
Dakota Johnson

Aktorja e njohur Dakota Johnson ka një familje të madhe me 5 motra dhe vëllezër, por rrallë herë i kemi parë ata.

Një ditë më parë ajo është fotografuar teksa ka qenë duke kaluar kohë me motrën e saj të vogël, Stella Banderas, në Los Angeles teksa po pinin diçka.

Edhe pse të lindura nga baballarë të ndryshëm, ato janë tepër të lidhura me njëra-tjetrën dhe kjo mund të dallohej dhe nga veshjet e tyre, të cilat i kishin kombinuar së bashku.

Të dyja motrat kanë marrë pjesë në 1999 në një film ku luante dhe mamaja e tyre, ndërkohë që regjisori i filmit ishte Antonio Banderas, babai i Stella-s. Filmi që ato kanë luajtur titullohet ‘Crazy in Alabama’.

Një burim ka shtuar se Dakota do të hyjë në një familje të re shumë shpejt, pasi ajo do të fejohet me një nga pjesëtarët e bandës Coldplay, Chris Martin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat