“Ëndrra” që Capital T ka për Kosovën në këtë ditë proteste, përfaqëson dëshirat e të gjithë shqiptarve të mbledhur bashkë

Mediale Vip

“Ëndrra” që Capital T ka për Kosovën në këtë ditë proteste, përfaqëson dëshirat e të gjithë shqiptarve të mbledhur bashkë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:26
Capital T

Kosova është tronditur nga ngjarja e tmerrshme që i ka ndodhur një vajze 16 vjeçare, duke u përdhunuar nga mësuesi e më pas polici tek i cili bëri denoncimin.

Të shumtë kanë qënë artistët që janë solidarizuar duke dalë në protestë apo duke dhënë një mesazh në rrjetet sociale, por ndryshe nga të tjerët mesazhi i Capital T dhe mënyra se si ai e ka formuluar, shpreh një dëshirë që mbledh të gjithë shqiptarët bashkë.

Artisti ka një ëndërr për Kosovën, të cilën dëshiron ta shikojë pa raste të pedofilisë, vrasjeve, grevave apo plaçkitjeve si dhe kjo Kosovë me ekonomi, arsim e shëndetësi të dobët, të jetë thjesht një ëndërr e keqe, si dhe i bën thirrje te zgjohet.

Në këtë ditë proteste për Kosovën, mesazhi që Capital T përcjell është i duhuri për një komb që po përpiqet të ngrihet pavarësisht ngjarjeve të tilla, me shpresë se këto janë raste të izoluara dhe nuk do të munden të lënë prapa zhvillimin dhe dëshirën e qytetarëve për të jetuar në një vend më paqësor.

Na vjen mirë që artistë si Kapo sensibilizohen dhe nuk qëndrojnë indiferentë ndaj situatave që kërkojnë ndërgjegjësim dhe sidomos kur ata janë të nivelit me goxha influencë specifikisht tek rinia.

Kapo, po sikur këto fjalë që ke shkruar nga zemra të jenë frymëzim për një këngë me mesazh të fortë, siç ti di më së miri?

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat