Këngëtari shqiptar tregon arsyen pse hoqi dorë nga muzika: “Ime shoqe u prek nga kanceri”

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar tregon arsyen pse hoqi dorë nga muzika: “Ime shoqe u prek nga kanceri”

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 20:13
Luan Manahasa

“Soiree” e kësaj jave na solli në vëmendje edhe njëherë të gjithë ata emra që dikur kanë mbushur skenat e festivaleve apo karaokeve, ama tani kanë hequr dorë nga kënga e nga skena.

Luan Manahasa, një prej emrave më të njohur të muzikës para dhe në vitet ’90 ishte një nga të ftuarit e mbrëmjes në Soiree me Jonida Shehun. Ai ka treguar edhe arsyen se pse u shkëput nga muzika… arsyeja e cila nuk ishte askush tjetër, por bashkëshortja e tij.

“Ne u shtuam me një djalë dhe gruaja ime u prek nga një sëmundje. E duhej të bëja një zgjedhje. Dhe fatkeqësisht lashë këngën. Nuk mund të lija gruan dhe djalin për… Para ca vitesh kalova një hall me gruan dhe fatmirësisht e kaluam. Vij nga Gjermania dhe më prêt djali i madh. Kishte bërë një tatuazh në pjesën e majtë të kraharorit, “LU-BE-MA”, Luan Beqir Mahanasa. Dhe më tha, bab, tani që më shpëtove mamin, do të të dua më shumë seç të kam dashur!”, ka rrëfyer Luani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat