Pas thirrjeve për të gjetur partner, Bebe Rexha gati të publikojë hitin e rradhës në “Ditën e Beqarisë”

Mediale Vip

Pas thirrjeve për të gjetur partner, Bebe Rexha gati të publikojë hitin e rradhës në “Ditën e Beqarisë”

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:56
Bebe Rexha

Bebe Rexha do të sjellë shumë shpejt projektin e parë muzikor për vitin 2019. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare do të publikojë këngën e titulluar “Last Hurrah” me 15 shkurt.

Nuk dihet nëse ajo e ka menduar pikërisht këtë datë se nuk ka një partner dhe konsiderohet “Dita e Beqarisë” pasi është pikërisht 24 orë pas Shën Valentinit.

“Say my name” është projekti i fundit i Bebes që rezultoi një sukses i madh. Ndërkohë Bebe po përgatitet për eventin Grammy ku është e nominuar në kategorinë “Best New Artist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat