Pret të bëhet nënë për herë të katërt, Kim Kardashian flet për ndjesitë e saj

Mediale Vip

Pret të bëhet nënë për herë të katërt, Kim Kardashian flet për ndjesitë e saj

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:44
Kim Kardashian

Gjatë muajit janar Kim Kardashian pranoi publikisht se do të bëhej nënë për herë të katërt. Një tjetër djalë do t’i shtohet familjes së tyre, që do të vijë në jetë nga një nënë surrogate. Sigurisht që për Kim Kardashian nuk do të jetë e lehtë të menaxhojë katër fëmijë, megjithatë ajo ka vendosur të flasë publikisht në lidhje me këtë çështje. Ditën e djeshme Kim ishte e ftuar në emisionin ‘The Tonight Show with Jimmy Fallon’, ku ka treguar se në fillim ndihej pak e stresuar. Megjithatë tani ajo ndihet e lumtur dhe ka treguar se prindërit e katër fëmijëve janë më të qetë.

“Shtëpia ime do të jetë plot, por kam dëgjuar se prindërit e katër fëmijë ndihen mirë shpirtërisht dhe janë më të qetë”, – ka thënë ajo. Gjithashtu Kim ka zbuluar se tani nuk shqetësohet shumë për fëmijët e tjerë, duke qenë se ata kanë mësuar si të sillen me njëri-tjetrin. Kim dhe Kanye West kanë dhe tre fëmijë, North, Saint dhe Chicago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat