Greta Koçi flet për marrëdhënien e Enit dhe Gencit: Kam qenë pro lidhjes që në fillim

Mediale Vip

Greta Koçi flet për marrëdhënien e Enit dhe Gencit: Kam qenë pro lidhjes që në fillim

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:28
Greta Koçi

Ditën e sotme Greta Koçi ishte e ftuar speciale në emisionin ‘Trokit’. Këngëtarja e njohur zbuloi disa detaje mbi këngën e saj të re ‘Aman’, por edhe për karrierën dhe jetën jashtë profesionit. Greta ka treguar se ka pasur mbështetje të madhe nga familja, sidomos nga nëna që ka qenë menaxherja e saj që nga fillimi i karrierës. Këngëtarja ka zbuluar se nëna e saj ka studiuar për 15 vite muzikë, ndaj është njohëse shumë e mirë e këtij profesioni.

Më tej ajo ka shtuar se nuk mundet të regjistrojë asnjë këngë pa praninë e nënës së saj, sepse ajo i dëgjon dhe jep gjithmonë miratimin. Greta nuk u është shmangur as pyetjeve për lidhjen e motrës  Enit, me Genc Prelvukaj. Ajo ka treguar se ka raporte të shkëlqyera me Gencin dhe se ka qenë pro lidhjes së tyre që në fillim. Greta ka shtuar me shaka se u qëndron gjithmonë pranë dhe se nuk do t’u ndahet për sa kohë te jetë beqare. Kujtojmë se Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi bën zyrtare marrëdhënien e tyre pak kohë pasi në media flitej për një lidhje mes të dyve.

Image
Eni me Genc Prelvukaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat