Mamaja e Cristiano Ronaldos “lufton sërish për jetën”, diagnostikohet me kancer

Mediale Vip

Mamaja e Cristiano Ronaldos “lufton sërish për jetën”, diagnostikohet me kancer

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:10
Cristiano Ronaldo me nënën

Në vitin 2007, Dolores Aveiro, mamaja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo mundi kancerin e gjirit, por së fundmi ajo ka zbuluar se po “lufton sërish për jetën” pasi u diagnostikua me kancer.
Gjatë një interviste për një stacion televiziv në Portugali, nëna e katër fëmijëve tha: “Jam operuar në njërin gji në Madrid, kam bërë kimioterapi dhe po luftoj për jetën.”
64-vjeçarja ka hequr njërin gji pas operacionit në verën e vitit 2007.

Në vitin 2009 Cristiano dhuroi 100.000 paund për të ndërtuar një qendër për kancerin në spitalin që i shpëtoi jetën mamasë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat