Priyanka zbulon prapaskenat nga dasma: Mund të më tendoseshin muskujt e qafës nga velloja 22 metra

Mediale Vip

Priyanka zbulon prapaskenat nga dasma: Mund të më tendoseshin muskujt e qafës nga velloja 22 metra

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:12
Nick Jonas dhe Priyanka Chopras

Në dasmën e Nick Jonas dhe Priyanka Chopras gjithçka dukej perfekte, por për dy protagonistet nuk ka qenë aspak e lehtë. Së fundmi Priyanka Chopra ishte e ftuar në emisionin “Good Morning America” dhe ka treguar se ka pasur shumë vështirësi gjatë dasmës prej bishtit të gjatë në vellon e saj. “Përpara se të dilja në altar, më kujtohet se më vendosen vellon në kokë. Velloja ishte rreth 22 metra dhe unë mendoja do më tendosen muskujt e qafës”, – ka rrëfyer aktorja. Ajo ka shtuar se për shkak të kësaj pati edhe një moment tmerri dhe nuk ndihej aspak mirë. “Unë po qëndroja pas perdes dhe ata duhet të më thoshin kur duhet të dilja dhe filloi muzika. Unë fillova të kisha krizë paniku dhe më pas u hapën dyert dhe unë pash Nick. Nuk mund ta harroj atë moment”, – ka thënë Priyanka. Martesa e çiftit të njohur do të mbahet mend gjatë, për shkak të ceremonive mjaft luksoze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat