10 vite më parë u nda nga bashkëshorti, ndërsa tani Katy Perry nuk mendon të martohet më - Bota Sot
10 vite më parë u nda nga bashkëshorti, ndërsa tani Katy Perry nuk mendon të martohet më

Mediale Vip

10 vite më parë u nda nga bashkëshorti, ndërsa tani Katy Perry nuk mendon të martohet më

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 20:11
Katy Perry

Martesa mund të ketë qenë thjesht një “ëndërr adoleshence” për Katy Perry-n, sepse tani ajo as që mund ta imagjinojë më veten të martuar. Në moshën 25-vjeçare këngëtarja u martua me komedianin, Rusell Brand, por kjo marrëdhënie nuk zgjati shumë.

Së fundmi Katy Perry ka dhënë një intervistë për revistën ‘Paper’, në të cilën ka treguar se ndoshta nuk do të martohet më kurrë. “Unë u martova kur isha 25 vjeçe. Tani jam 34. Ka ndodhur 10 vite më parë. Në atë kohë mendoja: ‘Një njeri për gjithë jetën’ dhe nuk jam e sigurt se kjo ide është për mua. Tani jam një njëri shumë më ndryshe seç kam qenë më parë”, – ka thënë këngëtarja.

Kohë më parë Katy ka treguar se pas ndarjes nga bashkëshorti, nuk ka pasur më asnjë komunikim me të. Ndërsa muajt e fundit ajo përflitet se është rikthyer sërish në krahët e Orlando Bloom, marrëdhënia me të cilin ka pasur shumë ulje-ngritje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...